You are here
Home > Futboll Bota > I shtrirë përtokë dhe i dorëzuar, Balliu me shirit i jep goditjen e fundit legjendës franceze

I shtrirë përtokë dhe i dorëzuar, Balliu me shirit i jep goditjen e fundit legjendës franceze

Ditën e djeshme është luajtur sfida mes skuadrës së Monakos dhe të Metz, e vlefshme për kupën e Francës. Skuadra e principatës arriti të eleminohej edhe nga ky kompeticion, teksa ekipi i Metzit i mposhte në shtëpi me rezultatin e pastër 1 me 3.

Në këtë përballje, ka luajtur që nga minuta e parë edhe mbrojtësi shqiptar, Ivan Balliu, i cili është pjesë që prej vitit 2015 me klubin francez të Metzit, të cilët arritën të kualifikoheshin në fazën pasardhëse. Me këta të fundit duket se këtë sezon ka fituar besim më të madh të trajnerit të tij, teksa aktivizimet në sfidat e kësaj skuadre kanë qënë të shumta.

Në ndryshim nga takimet e fundit, këtë herë mbrojtësi shqiptar ka marrë edhe shiritin e kapitenit, si për të treguar vlerësimin e madh që kanë francezët për të. Kjo ishte goditja e fundit që Balliu i jep legjendës franceze që drejton Monakon, Thierry Henry, që pas gjithë atyre zhgënjimeve të marra në kampionat, i duhet të largohet edhe nga Kupa. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top