You are here
Home > Futboll Bota > I shënon edhe kampionëve të Zvicrës, Llullaku luan të njëjtën muzikë edhe në 2019

I shënon edhe kampionëve të Zvicrës, Llullaku luan të njëjtën muzikë edhe në 2019

Azdren Llullaku ka shënuar golin e parë për vitin 2019, ndërsa këtë herë ka mundur të finalizojë ndaj Young Boys. Në miqësoren e luajtur gjatë ditës së sotme, përballja mes Astras dhe zviceranëve, ka përfunduar me rezultatin 1-1.

Goli i vetëm për ekipin rumun ka ardhur nga futbollisti shqiptar, që vazhdon me nuhatjen e madhe sa i përket golave. Azdren Llullaku e ka humbur Kombëtaren gjatë kohëve të fundit, duke mos u bërë pjesë e listës së Panuçit.

Gjithsesi, nëse ky lojtar vazhdon në këto ritme, atëherë nuk do të jetë e vonë dita kur Llullaku të vijë sërish te Shqipëria. Sigurisht, nuk po bazohemi vetëm te ky gol në miqësore, por edhe në kampionatin rumun, atje ku sulmuesi shqiptar e ka gjetur shpeshherë rrugën e rrjetës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top