You are here
Home > Kombëtarja > I shënoi Shqipërisë dhe pllakosi heshtjen te Interi, të gjithë flasin për mbrojtësin Dimarco

I shënoi Shqipërisë dhe pllakosi heshtjen te Interi, të gjithë flasin për mbrojtësin Dimarco

Federiko Dimarco mund të tingëllonte një emër i panjohur më parë, por tashmë situata ka ndryshuar, brenda pak kohësh. Ky futbollist ka arriitur të shënojë edhe golin e parë që pësuan Shpresat tona, në takimin përballë Italisë, në atë humbje me rezultatin 3-1.

Gjithashtu në ndeshjen e djeshme mes Interit dhe Parmës, miqtë fituan falë super golit të Dimarcos, që pllakosi heshtjen te zikaltërit.

Djaloshi 20-vjeçar është pjesë e Kombëtares së Italisë për moshat U21. Në takimin e axurëve me “Shpresat” e Alban Bushit, Federik Dimarco shënoi golin e parë të takimit me një gjuajtje mjaft të bukur.

Në minutën e 27’, Dimarco mposhti Selmanin duke zhbllokuar rezultatin e takimit mes dy Kombëtareve.Duket se mbrojtësi Italian ka gjetur mënyrën e duhur të shënuarit duke shfrytëzuar pikërish momentet kur mbrojtja kundërshtare presin që nga këmbët tij të kalojnë vetëm pasimet./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top