
Thuajse të gjithë fëmijët kohë më parë janë rritur me “Dragon Ball”, një program televiziv që është transmetuar në shumë vende të botës. Një prej adhuruesve të mëdhenj të saj, është padyshim edhe Thomas Strakosha.
Madje në profilin e tij në “Instagram” ka foton e Gokut, që është edhe personazhi kryesor. Në ditën e nesërme do të luhet edhe gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, atje ku Lacio do të përballet me Milanin. Portieri shqiptar e ka rritur shumë nivelin e lojës dhe në takimet e fundit ka qënë gjithmonë protagonist kryesor i kryeqytetasve. Një krahasim të bukur e bën media italiane “Cittaceleste” përpara kësaj sfide: “Strakosha është gati të kthehet në “Super Saiyan” me Milanin për të blinduar portën”. /Shqiperia.ch/