You are here
Home > Bundesliga > I rritet vlera e kartonit me 750%, talenti shqiptar i Wolfsburgut bën jehonë në Gjermani

I rritet vlera e kartonit me 750%, talenti shqiptar i Wolfsburgut bën jehonë në Gjermani

Elvis Rexhbecaj është futbollisti shqiptar që ka bërë jehonë së fundmi në Gjermani. Talenti i Wolfsburgut është duke zhvilluar një sezon me nivel të lartë me ekipin e njohur, ndërsa hapësirat për të kanë qenë gjithmonë prezente.

Disa herë duke e nisur nga stoli e shumë herë titullar, futbollisti i lindur në Gjonaj të Prizrenit, është një thesar. Futbollisti 21-vjeçar ka bërë jehonë në Gjermani së fundmi për sa i përket vlerës së kartonit të tij. Ajo ka pësuar një rritje me 750% për vetëm një vit kohor.

Kështu, në dhjetor të vitit 2017, Rexhbecaj vlerësohej 200 mijë euro. Tashmë kartoni i këtij lojtari vlerësohet rreth 1 milionë e 500 mijë euro. Pavarësisht kësaj, Wolfsburgu nuk ka ndërmend të heq dorë nga shërbimet e shqiptarit, që është ende në dilemë sa i përket zgjedhjes së Kombëtares./ Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top