
Rei Manaj mesa duket është rikthyer të rigjejë formën e tij më të mirë, teksa me skuadrën e Albasetes ai ka arritur të shënojë tre gola. Legjionari është një lojtar i padiskutueshëm me klubin spanjoll, ku javë pas jave ai po bëhet edhe më i rëndësishëm për këtë klub.
Në mediat spanjolle, Rei Manaj është cilësuar si një ndër sulmuesit në deçizivë në ligën e dytë spanjolle. Lojtari kuqezi renditet ndër 5 sulmuesit më të mirë të kësaj lige deri në këtë moment. Vendin e parë e mban lojtari i Deportivos, Quique, që shënon njëherë në 82 minuta e më pas për të vazhduar me të tjerët.
Te pesë sulmuesit më të mirë të momentit në Ligën e dytë spanjolle ka vend edhe për legjionarin e Kombëtares, me një mesatare prej 1 gol në 106.5 minuta. Kujtojmë që Panuçi e quajti Manajn si një lojtar joprofesionist, pasi menjëherë pas sfidës me Skocinë, lojtari shoki menjëherë tek telefoni i tij duke përdorur rrjetet sociale.
Ndërsa duhet thkesuar fakti që Rei Manaj kohët e fundit me mungesën e Sadikut te Kombëtarja e drejtuar nga Panuçi, po fiton minutat e tij me fanellën kuqezi. Me këto ritme që po kalon lojtari pritet që shumë shpejtë të vijë edhe finalizimi i parë me ekipin kuqezi. /Shqiperia.ch/