You are here
Home > Kombëtarja > I premtoi birrat falas për “kokën” e Bajernit, Abrashi duhet të paguaj gjysmën e faturave

I premtoi birrat falas për “kokën” e Bajernit, Abrashi duhet të paguaj gjysmën e faturave

Përpara ndeshjes së sotme mes Freiburgut dhe Bajernit të Mynihut, Abrashi ia kishte bërë të qartë bavarezëve sesa i vështirë do të ishte udhëtimi i tyre. “Nuk duhet të më kalojnë vetëm mua, por gjithë ekipin i Freiburgut”.

Skuadra e Kovaç nuk do të merrte më shumë sesa një barazim 1-1 në këtë përballje. Për 90 minuta ishte në fushë edhe Amir Abrashi, që ishte i pakalueshëm për kundërshtarin. Por në fillimin e ndeshjes, futbollisti shqiptar kishte një motivim të veçantë për shokët e skuadrës: “Nëse e mundim Bajernin, i paguaj unë birrat për gjithë ekipin”.

Por pas këtij barazimi, sërish te Freiburgu ka vend për një fest të vogël, pasi të ndalësh Bajernin nuk është një gjë e cila mund të ndodhë shpesh. Këtë herë, ndoshta Abrashit i duhet të paguaj gjysmën e faturave të birrave. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top