You are here
Home > Kombëtarja > I preferuari i De Biazit, pa trajnerin italian Lenjani humbet edhe në ekipin ku aktivizohet

I preferuari i De Biazit, pa trajnerin italian Lenjani humbet edhe në ekipin ku aktivizohet

Ermir Lenjani është një ndër legjonarët e Kombëtares që po gjen më pak hapësira  me ekipin e tij, Sionin.  Ndoshta dhe për formën e tij jo të mirë ai ka humbur gjithashtu edhe vendin tek ekipi i Shqipërisë.  Në gjashtë ndeshje të zhvilluara të kampionait  zviceran,  Lenjani është aktivizuar vetëm 1 ndeshje titullar dhe 2 ndeshje e ka nisur nga stoli.

Lenjani ishte një ndër lojtarët e preferuar  të  ish-trajnerit të kuqezinjve, Gianni De Biassi-t, i cili e shikonte djaloshin nga Prishtina si një lojtar tepër të rendesishëm në ekipin e tij.

Duket se me ardhjen e Panuccit, hapësirat për 29 vjeçarin ne Kombëtare,  janë ngushtuar ndjeshëm, ku për Lenjanin do të ishte një humbje e madhe mos grumbullimi më i tij me Shqipërinë.

Një arsyje tjetër, mund të jenë dhe minutat e pakta që ai ka në këmbët e tij për këtë fillim sezoni, por gjithsesi i mbetet në dorë të trajnerit të Kombëtares, Cristian Panucci, për ta afruar Lenjani më në ekipin e kuqezinjve. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top