You are here
Home > Futboll Bota > I përhershmi Durmishaj! E njëjta histori në Greqi, sulmuesi shqiptar nuk i ndahet golit

I përhershmi Durmishaj! E njëjta histori në Greqi, sulmuesi shqiptar nuk i ndahet golit

Së fundmi kishte realizuar me Panioniosin në kampionat, e këtë gjë e ka bërë edhe në ditën e sotme në Kupë. Fiorin Durmishaj ndodhet në një formë të jashtëzakonshme, e për këtë në Greqi kanë pak dyshime.

Panioniosi ka fituar me rezultatin 1-2 ndaj Herdotus, duke kaluar më tej në Kupë. Një dorë e madhe ka ardhur nga sulmuesi shqiptar, që ka shënuar golin e dytë të takimit për ekipin e tij.  Durmishaj nuk ka gabuar nga pika e bardhë në minutën e 78, pavarësisht përpjekjes dhe devijimit të portierit.

Flasim për futbollistin që pritet t’i bashkohet Shqipërisë në kualifikueset e Europianit, ndërsa në 14 ndeshje ka shënuar 5 gola dhe dhuruar 1 asist. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top