You are here
Home > Futbolli Shqiptar > I përfundon afati te Lacio, mbrojtësi shqiptar “infekton” të rinjtë e italianëve me…SHQIPONJË

I përfundon afati te Lacio, mbrojtësi shqiptar “infekton” të rinjtë e italianëve me…SHQIPONJË

Tashmë ka përfunduar prova tek ekipi i Lacios për mbrojtësin shqiptar, Guri Hana. Futbollisti i cili aktivizohet te 2 Korriku, kishte mundësinë për të qenë disa ditë pjesë e skuadrës së njohur dhe për të provuar vlerat e tij.

Hana mbetet në pritje të një përgjigje përfundimtare, për të parë nëse do ka bindur drejtuesit e Lacios me provat që ka zhvilluar derimë sot. Ai ka qenë në qendrën stërvitore të kësaj skuadre, duke takuar më nga afër edhe Strakoshës, Durmishin e Berishën.

Megjithatë, përpara se të largohet përkohësisht nga qendra stërvitore, mbrojtësi shqiptar nuk mund të ik pa “infektuar” të rinjtë e Lacios. Në fund, një pjesë e madhe prej lojtarëve që kanë fotografuar dhe shkëputur një moment së bashku, kanë bërë shqiponjën të nisur nga Guri, ndërsa në këtë grumbullim gjendeshin edhe disa lojtarë të tjerë me origjinë shqiptare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top