You are here
Home > Futboll Bota > I pari që i shënoi Interit të Antonio Kontes, Kryeziu: Më ndihmon, kam biseduar edhe me Shalandin

I pari që i shënoi Interit të Antonio Kontes, Kryeziu: Më ndihmon, kam biseduar edhe me Shalandin

Leotrim Kryeziu ishte futbollisti i parë që arriti t’i shënonte Interit nën drejtimin e Antonio Kontes. Megjithëse flitej vetëm për një ndeshje miqësore dhe ku Lugano humbi në shifrat 1-2, realizimi ndaj gjigandëve italianë i shton dozën e besimit lojtarit të Kosovës për karrierën e tij.

Gjatë një interviste për “Sporti në KTV”, Kryeziu është shprehur se ka pasur edhe një bisedë me trajnerin Shaland, ndërsa pret një ftesë edhe nga përfaqësuesja A.  “Ky gol më motivon shumë, pasi të shënosh ndaj Interit është e veçantë. Realizimi që arrita do të më ndihmoj edhe në karrierën time. Jam duke punuar shumë mirë, do të më jepet hapësira në ekipin e parë dhë të arrij rezultate të mira. Synimi im është të luaj në ekip të madh në Europë. Kam biseduar me Shalandin dhe po pres ftesën. Jam i gatshëm që të jap më të mirën time”, ka thënë Kryeziu. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top