
Florian Kamberi është i papërmbajtshëm sa i përket golave të shënuara. Sulmuesi shqiptar ka shënuar sërish në miqësore, këtë herë në spektaklin mes 7 golave, atje ku Hiberniani fitoi me rezultatin 4-3 ndaj Carlisie.
Goli i parë i skuadrës skoceze erdhi pikërisht nga Kamberi, që përpara portës nuk njeh përfundime të tjera përveçse të dërgoj topin në rrjetë. Padyshim që ky është futbollisti që i mungon edhe Kombëtares tonë, për të finalizuar thuajse çdo aksion i pastër që i paraqitet.
Sidomos kur bëhet fjalë për kuqezinjtë në ndeshjet e mëdha, atje ku mundësitë e tillë janë me pikatore dhe duhet t’i merret maksimumi. Por për të marrë përgjigjen përfundimtare të Kamberit duhet të presim deri në shtator, atje ku gjithçka do të bëhet e qartë. /Shqiperia.ch/