
Myrto Uzuni është futbollisti shqiptar më në formë i momentit. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një ndeshje Kupe, kampionati apo miqësore, lojtari i lindur në Uznovë do të jetë gjithmonë gati për të ndëshkuar kundërshtarin.
Këtë herë e ka bërë në miqësore, teksa Lokomotiva e Zagrebit është duke luajtur ndaj Goricas. Për momentin rezultati është 1-0, falë golit të realizuar në minutën e 7. Pas një aksioni të bukur të ndërmarrë nga Kastrati, Uzuni nuk do të gabonte duke e dërguar topin në rrjetë.
Lajme të mira këto për Panuçin, që mes shumë zhgënjimeve nga futbollistët, sheh një lojtar që bën gjithmonë diferencën dhe nuk e njeh luhatjen, duke mbajtur mbi shpinë edhe Lokomotivën e Zagrebit. /Shqiperia.ch/