Ditën e sotme janë luajtur disa ndeshje në Europë, ku nuk kanë munguar edhe lojtarët shqiptarë. Nga to, mund të veçojmë fitoren e skuadrës së Rizesporit, teksa këta të fundit arritën të triumfonin në shtëpi përballë Yeni Metaliasporit me rezultarin e thellë 3-0.
Në këtë fitore të Rizesporit protagonist ishte edhe lojtari shqiptar, Vedat Muriqi, i cili arriti të shënonte golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 95 të ndeshjes. Me këtë finalizim, sulmuesi dardanas shkon në shifrën e 7 finalizimeve në kampionatin turk, ku me këtë rendiment që po tregon, po kthehet në një lojtar të rëndësishëm për këtë skuadër.
Muriqi gjithashtu me paraqitjen që po tregon këtë sezon, duket si i ka dërguar sinjale të forta edhe trajnerit të përfaqëueses së Kosovës, Benard Shaland, për ta pasur në plan të parë në kualifikueset e Europianit. Madje në 5 takimet e fundit, ka ardhur edhe një transformim i këtij lojtari, pasi ka shënuar 3 gola. /Shqiperia.ch/
GOOLLL! Vedat Muriqi 90’ | Çaykur Rizespor 2-0 Evkur Yeni Malatyaspor#Rizespor #YeniMalatyaspor #malatyaspor #VedatMuriqi #Muriqi
Tüm gol videoları için takip • @FutbolBey pic.twitter.com/lelU3M5h2e
— Futbol Bey ?? ⚽️? (@FutbolBey) February 22, 2019