You are here
Home > Kombëtarja > I ndodhi dy herë, skocezi flet për përplasjen me Mavraj: E humbi fare, goditi me kokë të pafajshmin

I ndodhi dy herë, skocezi flet për përplasjen me Mavraj: E humbi fare, goditi me kokë të pafajshmin

Ylli skocez i Cëltic, Ryan Christie, ka folur për herë të parë për episodin që vendosi edhe takimin mes Shqipërisë dhe Skocisë. Mërgim Mavraj do të dilte me karton të kuq, për një goditje të pahijshme me kokë ndaj kundërshtarit të tij.

Megjithëse nga vetë kapiteni u komentua si një gjest i ekzagjeruar i futbollistit kundërshtar, ajo hedhje në tokë, të njëjtin mendim nuk e ndan edhe Christie. Ky i fundit e ka quajtur veten si një të pafajshëm, që u godit nga kapiteni i Shqipërisë.

“Nuk e di se çfarë po ndodh, më ka ndodhur dy herë në dy ndeshje. Unë nuk e di se çfarë ndodhi në Shqipëri. Thjesht po ndiqja topin dhe shkova për të. Mavraj dukej se e kishte humbur kontrollin dhe u interesua vetëm për mua. Isha një i pafajshëm, ndërsa kundërshtari kishte qëllim të më godiste”, u shpreh për mediat skoceze futbollisti i Cëltic. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top