You are here
Home > Futboll Bota > I ndalon betimi i 2014! Tre shqiptarë i ndjek gjithë Europa, shqiponjën e kanë anulluar me…”ligj”

I ndalon betimi i 2014! Tre shqiptarë i ndjek gjithë Europa, shqiponjën e kanë anulluar me…”ligj”

Një supersfidë e vërtetë është ajo e ditës së nesërme në Angli, atje ku Arsenali do të përballet ndaj Liverpulit. Flitet për dy nga ekipet më në formë të “Premier League”, të cilat do të japin gjithçka për të mos e humbur këtë sfidë, që ndikon edhe në moralin e rritjen e vetbesimit të mëtejshëm.

Ky takim është i veçantë edhe për tifozët shqiptarë, pasi tre lojtarët tanë do të ndodhen në fushën e lojës. Xhaka dhe Mustafi do të gjendet përballë Xherdan Shaqirit, për të luajtur “derbin” e futbollistëve shqiptarë në “Premier League”.

Por nëse do ta shihni këtë ndeshje me shpresën për të parë dikë prej këtyre lojtarëve që shënon dhe feston me shqiponjë, atëherë duhet ta harroni, të paktën nga dy prej lojtarëve. Në nëntor të vitit 2014, vetë futbollistët shqiptarë që përfaqësojnë Zvicrën, kanë arritur në një marrëveshje të përbashkët dhe kanë vendosur që të heqin shqiponjën si pjesë të festimit të tyre.

Kjo për të vetmen arsye, pasi një festë e tillë i kishte hapur shpeshherë probleme këtyre futbollistëve, duke i kthyer në qendër të polemikave në Zvicër, pasi ndjenja e përkatësisë shqiptare nuk mund të pranohej lehtësisht nga tifozët zviceranë. Por kur bëhej fjalë për një takim Botërori kundër Serbisë, Xhaka dhe Shaqiri nuk mundën t’i përmbaheshin rregullave të vendosur nga vetë ata, duke bërë një përjashtim të pashmangshëm. Gjithsesi, ai vendim i pengon jo pak edhe për ditë e nesërme, që të mos e thyejnë betimin e tyre, për herë të dytë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top