
Teksa ka pak kohë që kanë qarkulluar zërat për transferimin e Vedat Muriqit tek ekipi i Galatasarait, vazhdojnë zhvillimet e fundit për ekipin turk me lojtarët shqiptarë.
Këtë herë mediat turke raportojnë interesimin e skuadrës së njohër për Arbër Zenelin. Madje, tekniku Terim ka nisur vetë kontaktet për të afruar futbollistin që ka magjepsur Holandën me shifrat dhe golat e shënuara. “Mbreti shqiptar” i merkatos do të jetë Zeneli, pasi me gjysmën e sezonit të zhvilluar së fundmi, i ka krijuar vend vetes për t’u kërkuar nga ekipet më të njohura.
Sigurisht, vetëm Milot Rashica ka ngelur pa u kërkuar nga Galatasarai e pa qenë në listën e dëshirave, për të pasur identik të njëjtin sulm të Kosovës si ndaj Azerbajxhanit. Në atë fitore me rezultatin 4-0 që do i siguronte kualifikimin më tej dardanëve në Ligën e Kombeve, sulmi do të përbehej me Muriqin në qendër dhe Zenelin me Rashicën në kraë. Për momentin, gjigantët turk kërkojnë dy prej tre lojtarëve. /Shqiperia.ch/