Shqipëria U-19 arriti të fitonte ndaj Islandës U-19 përpara vetëm 3 ditësh, duke ia dalë me rezultatin 1-0.
Kanë kaluar vetëm pak kohë dhe të rinjtë tanë janë shpërfytyruar ndaj të njëjtit kundërshtar. Heimson dhe Anderson kanë shënuar në pjesën e parë, ndërsa Nezha do të shkurtonte diferencat me nisjen e së dytësh.
Më pas do të ishin realizimet e Amorson ato që do të përmbyllnin pokerin e golave të Islandës, për të dërguar rezultatin në 1-4. Një paraqitje e dobët dhe për t’u harruar e lojtarëve që drejtohen nga Bogdani, megjithëse ishte vetëm një takim miqësor. /Shqipëria.ch/