
Nuk është e para ndeshje që Thomas Strakosha ka qenë vendimtar për Lazion. Portieri 23-vjeçar ka shkëlqyer gjatë ndeshjes me Parmën duke korigjuar gabimet e mbrojtësave të tij. Lazio ka vuajtur me skuadrat e vogla, e sidomos në minutat e fundit të takimeve. Në fillim Empoli e tani me Udinezen.
Ndonëse ndeshje disi të lehta e favorizuese në letër, djemtë e Inzaghit rrezikuan shumë. Ndërsa Strakosha vijon të jetë shpëtimtari I Lacios. Edhe në takimin e e sotëm ”heroi” ishte po i njejti, ndonëse Thomasi nuk pëlqen ta trajtojnë si të tillë. Tre pritje të shkëlqyera me instikte vendimtare arriti të bëj portieri I Kombëtares sonë.
Në filliim De Paul dhe më pas dy goditjet e Fofane. Mediat italiane e vlersuan me notën 7. E njëjta notë me Acebrin dhe Correa, autorët e dy golave në fitoren 1-2. Goli i “tretë” si gjithmonë u shënua nga Strakosha. E gjithë vëmendja është e tij. Nuk do të jetë e largët dita kir Strakosha të kushtojë sa një yll i vërtetë, të patën paraqitjet e tij të fundit të shtyjnë të besosh kështu./Shqipëria.ch/