You are here
Home > Futboll Bota > I mori “pleq” dhe i lë “adoleshent”/ Luçesku i larguar nga Turqia, i bën një nder Shqipërisë

I mori “pleq” dhe i lë “adoleshent”/ Luçesku i larguar nga Turqia, i bën një nder Shqipërisë

Kur kanë mbetur edhe pak javë nga përballja mes Shqipërisë dhe Turqisë për kualifikueset e Europianit, situata nuk është aspak e mirë në kampin kundërshtar. Trajneri Luçesku është larguar dhe te Turqia mbeten në pritje të emrit për atë që do i drejtoj në turneun e rradhës.

Përpara largimit, Luçesku i ka bërë edhe një nder Panuçit, duke i dhënë emrat që mund t’i shkaktojnë probleme Shqipërisë. Ai vendos theksin në faktin se kur mori drejtimin e kësaj Kombëtare, mosha mesatare ishte shumë e lartë, ndërsa tashmë i lë si “adoleshent”.

“Tashmë janë kualifikueset e Europianit. Unë i thashë Federatës së Turqisë që ta zgjasnin kontratën time edhe për dy vite, ose të gjenin një person tjetër që të më zëvendësonte. Kjo pasi nuk do të ishte e drejtë që ta nisja unë turneun dhe më pas ta lija në mes. Kam ndërtuar një ekip të ri te Turqia. I kam marrë me moshë mesatare 30 vjeç dhe tani që po largohem është 23. E bëra këtë vend pa lojtarë të huaj. Nëse Turqia e kërkon suksesin, atëherë të largohej nga të huaj.

Vetëm të shihnit Galatasarain kur u ndesh me Benfikën. 11 lojtarë në fushë dhe të 11 ishin të huaj. E ardhmja mbetet e mirë gjithsesi. Atje ndodhet Merih Demiral. Në moshën 20 vjeçare dhe te Sasuolo. Për të vazhduar me Ozan Kabak që shkoi te Shtutgart. Burak Kapacak i Burzazposrit është një lojtar i mirë. Mbrojtja e Turqisë do të vazhdojë rrugën e mirë gjithashtu, ndërsa mesfusha ka dy talente të reja të Trabzonsporit, Yusuf Yazici dhe Abdulkadir Omur. Gjenerata e re është e mirë, por ata duhet të luajnë në ekipet e tyre”, u shpreh Luçesku. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top