You are here
Home > Kombëtarja > I mohuan Shqipërinë katalanasit të vetëm! Balliu gati për rivalin amator, Metzi është për të qeshur

I mohuan Shqipërinë katalanasit të vetëm! Balliu gati për rivalin amator, Metzi është për të qeshur

Skuadra e Metz pak ditë më parë nuk i dha leje legjionarit të Kombëtares, Ivan Balliut, që të grumbullohet me Shqipërinë për sfidat kundër Skkocisë dhe miqësoren përballë Uellsit. Kjo për shkak se klubi francez kishte marrë kërkesën 13 ditë përpara përballjeve, ndërsa në rregulloren e organizmave më të lartë shkruhet se Kombëtarja duhet t’ia paraqesë kërkesën klubit 14 ditë përpara ditës së ndeshjes.

Kjo gjë solli edhe pakënaqësira në kampin kuqezi, pasi Balliu për këtë arsye qesharake nuk  mundet dot të jetë pjesë e lojtarëve të grumbulluar nga Panuçi për këto dy sfida. Në datë 18 nëntor skuadra e Metz ka përballjen kundër skuadrës amatore të Sarreguemines, sfidë kjo e vlefshme për kupën e Francës.

Në mediat franceze shkruhet se skuadra e Metz është e penalizuar në këtë sfidë, pasi i mungojnë shumë futbollistë për këtë përballje, për arsye se shumë pothuajse të gjithë titullarët që ka ky ekip, janë të grumbulluar me Kombëtaret respektive. Përsa i përket Ivan Balliut, ka qëndruar në qëndrën stërvitore të klubit të Metz, teksa po përgatitet për këtë përballje bashkë me futbollistët e tjerë që kanë mbetur momentalisht tek skuadra e Metz.

Në Francë, Metz në një anë i gëzohet këtij fakti pasi Balliu është një lojtarë që luan rregullisht me këtë skuadër dhe po projektohet si një pikë kyç në takimin e Kupës, që do të kenë me  skuadrën e Sarreguemines. Ndërkohë duhet të theksojmë faktin që Ivan Balliu është katalanasi i vetëm i Shqipërisë, pasi ky lojtar është formuar nga akademia  e Barcelonës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top