
Këtë periudhë zhvillohet edhe një turne i quajtur “Etlinger 2019”, mes grupmoshave me ekipe kombëtare dhe klube të ndryshme. Në këtë event merr pjesë edhe Shqipëria U-16, teksa e ka nisur ditën e djeshme me një barazim 2 me 2 përballë italianëve të Spal.
Ishte pikërisht skuadra e kaltër e cila kaloi e para në avantazh në minutën e 36 dhe kështu është mbyllur pjesa e parë. Me fillimin e të dytës djemtë e vegjël kuqezi që drejtohen nga Elvis Sina, pësojnë edhe golin e dytë. Menjëherë pas disavantazhit të pastër, duket se bënë autokritikë, teksa në harkun kohor të 8 minutave, arritën të barazonin rezultatin me golat e Bajraktarit me 11- metërsh dhe të Maksutit.
Shqipëria U-16, e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen e tyre të parë të turneut “Etlinger 2019”:Lena, Kreka, Stafa, Halili, Cipi, Kurbasha, Ajazi, Bajraktari, Kote, Neziri, Cela. /Shqiperia.ch/