You are here
Home > Futbolli Shqiptar > I miri i botës dhe i keqi i vetes/ Shqipërisë i mohonte fitoren, gjyqtari Nuza: Më vlerësoi Shevçenko!

I miri i botës dhe i keqi i vetes/ Shqipërisë i mohonte fitoren, gjyqtari Nuza: Më vlerësoi Shevçenko!

Arbitri Genc Nuza nuk do të mbahet mend për mirë nga tifozët e Kombëtares, sa i përket vitit 2018. Në miqësoren që kuqezinjtë do të zhvillonin ndaj Jordanisë, Nuza i mohoi një penallti të pastër Eros Grezdës, duke i hequr kështu edhe fitoren nga duart djemve të Panuçit, në atë barazim pa gola.

Sigurisht, flasim për vetëm një miqësore, por që në kohën kur ajo u zhvillua, do të ndikonte dhe lehtësonte psikologjinë e rënduar të Shqipërisë, që vuante për të gjetur një fitore. Me dëshirën për të mos e treguar kombësinë e tij në fushë e për të qëndruar i ftohtë në atë po zhvillohej, Nuza bëri edhe një gabim fatal, duke mos i akorduar një penallti në favor kuqezinjve.

Eros Grezda në fundin e ndeshjes do të shprehej i habitur me vendimin  e arbitrit, duke thënë se kishte pësuar një nga ndërhyrjet më të ashpëra në karrierë. Arritjet e Nuzës për vitin që lamë pas nuk ishin të pakëta, pasi ka drejtuar shumë ndeshje në Europë.

Në një rrëfim për “Telegrafi”, arbitri shqiptar ka veçuar edhe një moment, kur morri vlerësimet e Shevçenkos. “Ishte ndeshja Turqi-Ukrainë dhe ishte ndalur takimi në një moment kur Andriy Shevchenko mu drejtua duke më thënë: “Të lutem më respekto, sepse unë jam duke të respektuar ty”.

Fillimisht nuk e dija se për çfarë e kishte fjalën, por ai pretendonte për një gabim timin ndërsa unë ia ktheva që edhe unë e respektoj. Pas mbarimit të ndeshjes erdhi dhe më takoi dhe më lavdëroi duke më thënë se jam një gjyqtar i mirë, e duke më uruar suksese në karrierën time”, u shpreh Nuza. Në një rast të tillë,  gjen vend edhe shprehja: “I mirë i botës dhe i keqi i vetes”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top