
Braithwaite ëshët blerja më e re e Barcelonës, që erdhi në ekipin spanjoll vetëm dy ditë më parë si pasojë e mungesave të theksuara në repartin sulmues. Ardhja e tij në “Camp Nou” i ndërpreu Manajt ëndrrën për të debutuar në ekipin e parë dhe kjo u dallua edhe në takimin e sotëm, duke e lënë sërish shqiptarin në skuadrën B.
Por pas përfundimit të ndeshjes Braithwaite kthehet në qesharak me deklaratën e tij për mediat. Të gjithë presin prej tij të zgjidhë krizën në sulmin e Barcelonës, por danezi ende nuk e beson që po luan përkrahë Mesit. Madje është shprehur se tashmë nuk do të lajë më rrobat pas përqafimit të yllit argjentinas.
“Nuk do i laj rrobat pasi përqafova Mesin. E pranoj se nuk e mendoja aspak se do të luaja për Barcelonën një javë më parë”, ka deklaruar Braithwaite./Sport Ekspres/