Shqipëria është një vend i vogël përsa i përket hartës gjeografike, por koha ka treguar se nga ky territor, kanë mundur të dalin shumë lojtarë profesionistë. Shumica e tyre janë të shpërndarë në kampionate të ndryshme të Europës, ku për fatin e keq, jo të gjithë kanë zgjedhur një kontribut për Kombëtaren e Shqipërisë.
I tillë është edhe emri i Fatos Beqiraj, i cili është me nënshtetësi të Malit të Zi. Që prej shtatorit të shkuar ai është pjesë e skuadrës së Makabi Netaias, ku do të jetë shokë skuadre edhe me bashkëkombasin e tij, Jahmir Hykën.
Skuadra e Netaias, arriti të merrte një fitore të ngushtë në sfidën e parë të gjysëmfinales së Kupës, teksa triumfoi me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të këtij takimi, e shënoi pikërisht 30-vjeçari me origjinë shqiptare,Fatos Beqiraj. Mesfushori arriti të finalizonte një gol mjaft të bukur dhe e gjitha kjo për meritë të aftësive të tij, teksa në minutën e 47 të pjesës së dytë mundi të driblojë plot 3 mbrojtës të skuadrës kundërshtare dhe njëkohësisht duke dërguar topin në rrjetë. Ky finalizim vjen menjëherë pas xhiros që Beqiraj bëri në mediat botërore, teksa kalonte 4 kundërshtarët me topin mes këmbëve. /Shqiperia.ch/