
Një nga çështjet e shumë diskutuara në Kosovë gjatë ditëve të fundit, është edhe ajo që i përket afrimeve të reja. Kështu, ajo që duhet theksuar, është fakti se shumë prej lojtarëve vijnë nga Afrika dhe Amerika Latine, por pa pasur shumë informacione për ta.
Në një intervistë për “Insporti”, trajneri i njohur shqiptar, Tovërlani ka shpjeguar situatën në fjalë. Ai shprehet se shumë futbollistë vijnë në “Vala Superliga” vetëm duke dërguar video nga Youtube me momentet e tyre më të mira.
“Ne nuk kemi ndonjë kompani për sjellen e tyre në Kosovë nga vendet e largëta afrikane dhe latine. Realisht, këta lojtarë vijnë në mënyrë të çuditshme dhe nuk i njohim.
Shpesh edhe ata që i sjellin nuk i njohin as vetë. Personalisht nuk pranoj lojtarë nga këto vende pa i testuar. Ata dërgojnë incizime të viteve të kaluara dhe i zgjedhin momentet më të mira.
Videot duhet të jenë të gjashtë muajt të fundit. Unë nuk dua që t’ua largojë mundësinë lojtarëve tonë. Kuptohet që nëse ka të tillë që janë në nivele dhe e bëjnë diferencën, jam i hapur, por 90 për qind nuk kanë dalë të qëlluar dhe kanë dështuar”, ka thënë Afrim Tovërlani. /Shqipëria.ch/