You are here
Home > Futbolli Shqiptar > I magjishmi Toma/ “Duan të na e marrin”, Zvicra i ka shpallur “luftë” Shqipërisë dhe Kosovës

I magjishmi Toma/ “Duan të na e marrin”, Zvicra i ka shpallur “luftë” Shqipërisë dhe Kosovës

Kryefjala në kampionatin zviceran sa i takon futbollistëve shqiptarë, është zhvendosur nga Benjamin Kololli te Bastien Toma. Ky i fundit me asistin e shërbyer ndaj Ermir Lenjanit në atë takim me Young Boys,i dyti në këtë kampionat i shërbyer në atë mënyrë, i ka magjepsur të gjithë pas vetes.

Flitet për topa të hedhur pas shpinës së kundërshtarit, atje ku askush nuk mundet të bëj asgjë, ndërsa detyra e futbollisti të skuadrës që gjendet përpara portierit, si Lenjani në rastin konkret, është vetëm të shtyjë topin në rrjetë.

Bastien Toma është thjeshtë një magji më vete, ndërsa për të ka pasur edhe shumë krahasime me legjendën Ksavi. Toma ka luajtur thuajse në të gjitha grupmoshat e Zvicrës, ndërsa është grumbulluar edhe njëherë nga U-21 i helvetëve. Këta të fundit nuk mund të befasohen lehtësisht nga talentet, por i zbulojnë prej kohësh ato.

Kështu, në muajin gusht të këtij viti, gazeta më e madhe zvicerane, “Blick”, i kishte hapur “luftë” Shqipërisë dhe Kosovës, duke u shprehur se kërkojnë t’i rrëmbejnë Zvicrës një supertalent si Bastien Toma. Interesimi ynë për një futbollist të tillë sigurisht që është prezent, por gjithçka ngelet në dorën e lojtarit dhe e vështirë duket për momentin një zgjedhje e tij për Shqipërinë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top