
I lindur për ndeshjet e mëdha, të paktën Berat Gjimshiti te Atalanta është një shtyllë kryesore e ekipit. Sa herë që ekipi nga Bergamo ka ndeshje të lehta në letër, trajneri Gasperini zgjedh ta ul edhe në stol mbrojtësin shqiptar.
Por kur bëhet fjalë për ndeshjet e mëdha dhe delikate, Gjimshiti është gjithmonë aty, nga minuta e parë. Ronaldo, Ikardi dhe Piatek janë asfiksuar nga ana e lojtarit të Kombëtares, një fat tjetër nuk mund ta kishin lojtarët e Napolit.
Lojtari kuqezi ka zhvilluar një ndeshje fantastike në atë fitore me rezultatin 1-2 ndaj Napolit, ndërsa tani ndodhen në barazim pikësh me Milanin, pozitë kjo që të jep një vend në “Champions League”. Vlerësimi ka qënë i lartë nga ana e mediave italiane për Gjimshitin, ndërsa të gjitha veçojnë rrëshkitje vendimtare ndaj Mertensit në minutën e 34. Ndërkohë “Shqiperia.ch” pasqyron vlerësimin e mbrojtësit tonë nga media pranë klubit të Atalantës, “BergamoPost”.
Gjimshiti (7.5)- Ndërhyrje e madhe në minutën e 34, pasi i rrëshket Mertensit. Deri në minutën e fundit ka aftësitë që të qëndroj në lojë dhe në fund është nga më të mirët në mbrojtje. Djali i mirë”, përfundon vlerësimi. /Shqiperia.ch/