You are here
Home > Futboll Bota > I lindur për minutat e fundit/ Strakosha shkëlqen, por tani e ndihmon edhe mbrojtja

I lindur për minutat e fundit/ Strakosha shkëlqen, por tani e ndihmon edhe mbrojtja

Ndaj Interit do të kthehej në shpëtimtar në minutën e 95, teksa me zikaltërit që gjendeshin përpara portës së shqiptarit, Strakosha do të mbante portën e paprekur. Kështu takimi do të kalonte përtej 90 minutave, ndërsa Lacio do të kalonte më tej në Kupën e Italisë.

Tashmë kur kanë kaluar vetëm pak ditë, është Strakosha që merr sërish rolin e heroit në minutat e fundit të takimit. Në fitoren e Lacios ndaj Frosinones në transfertë me rezultatin 0-1, për portierin shqiptar nuk kishte shumë punë për të kryer.

Por në minutat e fundit edhe ndaj Frosinones erdhi një pritje që i mohoi një pikë vendasve. Trotta gjendej i  vetëm përballë gardianit shqiptar duke goditur drejt portës, por topi i tij është devijuar me këmbë nga Strakosha. “IlMessagero” shkruan se edhe këtë herë futbollisti i Shqipërisë ka shkëlqyer, megjithëse ndaj Frosinones u ndihmuar së tepërmi edhe nga një mbrojtje fantastike. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top