You are here
Home > Kombëtarja > I lidhur ngushtësisht me shqiptarët së fundmi, UEFA cakton arbitrin për Azerbajxhan-Kosovë

I lidhur ngushtësisht me shqiptarët së fundmi, UEFA cakton arbitrin për Azerbajxhan-Kosovë

UEFA ka caktuar gjyqtarët  që do të kenë në dorë fatet e ndeshjes Azerbajxhan-Kosovë. Ata janë treshja  norvegjeze, me kryesor Ola Hobber Nilsen, i cili do të ndihmohet nga asistentët e tij Harald Gronevik dhe Oscar Isaksen.

Duhet theksuar fakti që për këtë treshe arbitrimi, nuk është hera e parë që drejton shqiptarët, pasi vetëm para pak javësh gjykoi edhe sfidën Kukësi-Qarabak, të vlefshme për kualifikueset e Champions League.

Përveç treshes së gjykimit, gjithashtu UEFA ka bërë publike dhe emrin e vëzhguesit të kësaj ndeshje i cili do të jetë portugezi Lucilio Batista.

Azerbajxhan-Kosovë do të luhet në ditën  e premte në oren lokale 18:00.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top