
Më parë Grasshopërsi kishte shumë lojtarë në skuadër, mes të cilëve edhe mbrojtësin e Kombëtares, Arlind Ajetin. Por me ardhjen e trajnerit Tomislav Stipiç do të vihej në funksionon operacioni fshesa, teksa do të largoheshin menjëherë nga ekipi Ajeti, Mërsim Asllani dhe Shani Tarashaj.
Madje në ndeshjen e fundit, në atë derbi të zhvilluar në ditën e djeshme ndaj Zurich të mbyllur me rezultatin 1-1, Taipi dhe Lika që ishin dy shqiptarët e vetëm të ngelur, janë ulur në stol nga trajneri Stipiç. E gjitha kjo bujë e madhe për këtë drejtues të ri ka shkuar më kot, pasi rezultatet nuk po flasin për Grashopërsin. Disi me humor, por presionin po e ndjen edhe vetë trajneri për shkak të mungesës së rezultateve, megjithëse ka vetëm pak kohë që është emër në klubin zviceran: “Ajo që unë shpresoj, është vetëm që ky të mos jetë derbi im i fundit”, është shprehur Stipiç në fundin e takimit. /Shqiperia.ch/