You are here
Home > Futboll Bota > I lamë të na shihnin nga shtëpia, danezët shfryjnë me shqiptarët: Në Kosovë stërviten me lopët!

I lamë të na shihnin nga shtëpia, danezët shfryjnë me shqiptarët: Në Kosovë stërviten me lopët!

Në Danimarkë kujtohet ende ai eliminim që Shqipëria i bëri kësaj Kombëtare në mënyrë surprizuese, teksa për herë të parë do të kualifikoheshim në Europianin e Francës. Vendi i tretë nuk do të ishte i mjaftueshëm për danezët, që u eliminuan në “Play-Off” dhe përfunduan në shtëpi.

Tashmë kjo Kombëtare do të përballet ndaj Kosovës në miqësore dhe është momenti i hakmarrjes.“Tips Bladet”, është ajo që shfryn dhe tallet, duke thënë se dardanët stërviteshin në një fushë me lopët, ndërsa edhe Shqipërinë e fut te Kombëtaret e vogla. Megjithëse pikërisht nga kuqezinjtë, do të shkonin në shtëpi para kohe.

“Kjo përfaqësuese nuk humbet që nga shtatori i 2017 dhe nga atëherë ka luajtur vetëm 10 ndeshje. Këto kundër Shqipërisë, Maltës, Azerbajxhanit dhe Ishujve Faraoe. Këtu futet në llogjikë dhe shprehja që përdoret në UK: “Ti nuk e mund dot dikë që është para teje”.

Kosova është anëtarja më e re në FIFA dhe UEFA së bashku me Gjibraltarit. Gjithashtu vlen për t’u theksuar se këta futbollistë stërviteshin me lopët para pak kohësh, duke qënë shumë larg profesionalizmit”, shkruhej në artikull. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top