You are here
Home > Kombëtarja > I la të gjithë gojëhapur në Belgjikë, por Arabia Saudite është shumë e fortë për Besnik Hasin

I la të gjithë gojëhapur në Belgjikë, por Arabia Saudite është shumë e fortë për Besnik Hasin

Duket se gjërat nuk po ecin mirë për trajnerin shqiptar Besnik Hasi, teksa me skuadrën e tij të re, Al Raed, nuk po arrin dot të marrë rezultate pozitive. Hasi mori drejtimin e skuadrës që është pjesë e kampionatit të Arabisë Saudite gjatë këtij sezoni.

Ditën e sotme Al Raed zbret sërisht në fushën e blertë, ndërsa përsa i përket trajnerit shqiptar një rezultat pozitiv mund të thuhet se e ka të detyruar, pasi kjo gjë ndikon në vazhdueshmërinë e drejtimit të tij në klubin arab. Në 7 ndeshjet e fundit, ekipi i Hasit ka fituar vetëm 1 ndeshje.

Kujtojmë që Besnik Hasi, është trajneri i vetëm shqiptar i cili ka arritur të drejtojë skuadra më në zë në Europë, siç është Olimpiakos, Legia Varshavës dhe Andërleht. Me këta të fundit gjithashtu ai numëron edhe një kampionat dhe një Superkupë të fituar në Belgjikë. Mesa duket, tekniku shqiptar thjeshtë është në vendin e gabuar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top