You are here
Home > Futbolli Shqiptar > I kuruari deri në…pamje! Zhegrova ka klas edhe në intervistë, e ndëshkon vetëm fati

I kuruari deri në…pamje! Zhegrova ka klas edhe në intervistë, e ndëshkon vetëm fati

Ende nuk kuptohet sesi është e mundur që Edon Zhegrova nuk është në listën e golashënuesve ndaj Maltës. Gjithçka bëri, por shtylla ia mohoi në dy raste të ndryshme golin e tij. Historia ishte gjithmonë e njëjtë, futbollisti i Genk merrte krahun bukur në të djathtë dhe godiste drejt portës, ndërsa topi ndalej në shtyllë.

Një paraqitje klasi ishte ajo e Zhegrovës, që e vazhdon lartësinë e tij edhe në intervista. Të gjithë futbollistët janë paraqitur me uniformën e tyre në deklaratat dhënë për “Supersport Kosova”, por jo Edon Zhegrova.

“Isha i pafat në ndeshjen e sotmë me dy shtylla, por me rendësi është fitorja e arritur. Të gjithë futbollistët kanë luajtur shumë mirë. Të luash për 90 minuta është një anë shumë pozitive, trajneri më dha besim dhe do të jem gjithmonë i gatshëm për shtetin tim.

Edhe ndaj Ishujve Faroe do të mundohem të bëj maksimumin për të gjetur golin. Dua të falenderoj shumë tifozët për mbështetjen e jashtëzakonshme që na kanë ofruar sot. Të luash në “Fadil Vokrri” është emocion i madh aq më tepër kur ke një tifozëri të tillë”, është shprehur Zhegrova. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top