
Spanjollëve u ka dal huq kërcënimi që i kanë bërë lojtarit të Arsenalit, Granit Xhakës, duke i kujtuar humbjen e turpshme të vëllait, Taulantit. Do të ishte pikërisht prestigjozja “AS” që do shkruante para takimit, se Graniti duhet të pyes edhe vëllain e tij, se çfarë e priste në Spanjë.
Kjo pasi disa vite më parë, Valencia e turpëroi ekipin e Bazelit me shifrat e thella 5-0 në “Europa League”. Një kërcënim deri diku naiv ky i spanjollëve, pasi në fund të fundit Arsenali nuk është Bazeli. Kjo u tregua edhe në fushë, teksa pavarësisht fitores së parë me rezultatin 3-1, anglezët kanë fituar sërish në transfertë në shifrat 2-4.
“Granit Xhaka shfaqej i qeshura dhe i sigurt te avantazhi i parë. Megjithatë duhet të pyes edhe Taulantin sesi pësohet kur “Mestalla” është në gjendjen më të mirë. Gjithashtu edhe vetë trajneri do e paralajmëroj”, ka shkruar “AS”. /Shqiperia.ch/