You are here
Home > Futbolli Shqiptar > I kujton veten kur ishte i ri, trajneri i Zurich e pëlqen së tepërmi: Kololli është paksa i çmendur!

I kujton veten kur ishte i ri, trajneri i Zurich e pëlqen së tepërmi: Kololli është paksa i çmendur!

Benjamin Kololli ka zhvilluar një sezon fantastik me skuadrën e Zurich dhe me përfaqësuesen e Kosovës gjatë këtij sezoni. Gjithçka e bërë në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa e vetmja gjë për t’u harruar nga ky lojtar, është shpërthimi që bëri duke thyer pankinën, pasi trajneri Magnin e zëvendësoi dhe e uli në stol gjatë një ndeshje.

Por asnjë dënim nuk u morr për Kolollin, e kjo jo rastësisht. Së fundmi është media zvicerane “Aargauerzeitung.ch” që shkruan fjalët e trajnerit të Zurich, sa i përket lojtarit të Kosovës. Nëse nuk ka asnjë kritikë të vetme sa i përket sjelljes së Kolollit, kjo ka ardhur pasi edhe vetë Magnin ka qënë i tillë kur ishte më i ri: “Kololli është paksa i çmendur, ka një kokë të qartë, ndonjëherë të ashpër dhe nuk ka frikë të marrë përgjegjësi”, ka thënë Magnin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top