You are here
Home > Futboll Bota > I ka pasion kartonët e verdhë, sa shumë kujdes duhet për sot për Kosovën

I ka pasion kartonët e verdhë, sa shumë kujdes duhet për sot për Kosovën

Dardanët sot luajnë ndeshjen e rradhës përball Ishujve Faraoe në një sfidë kjo e vlefshmme për “Ligën e Kombeve”. Një kundërshtar të lehtë në letër ku në përballjen e parë mes njëra tjetrës, përfaqësuesja e Kosovës arriti t’i mposhte me rezultatin 2-0.

Gjyqtari i këtij takimit, do të jetë arbitri nga Çekia, Mirloslav Zelinka, i cili është arbitri i UEFA-s që nga viti 2011. Zelinka njihet si një gjyqtar tepër i rreptë, teksa ka një mesatare prej 4.27 kartona të verdhë për ndeshje. Gjithashtu ai nuk shquhet për dhënien e penalltive ku në të gjithë historinë e tij të arbitrimit ka 0.15 11-metërsha për ndeshje.

Përfaqësuesja e Kosovës nuk duhet ta ketë mendjen vetëm tek kudërshtarët që kanë në fushën e lojës, por edhe tek çeku Miroslav, ndërsa ky i fundit njihet për rreptësinë e tij në ndëshkim, që mund të rrezikoj futbollistët e Kosovës edhe për takimet e radhës. Dardanasit duhet të bëjnë kujdes në ndëryrjet që mund të bëjnë gjatë sfidës, pasi ai nuk kursehet për të ndëshkuar. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top