You are here
Home > Kosova > I jashtëzakonshëm! E zëvendëson Celina, Swansea nuk e qan largimin e “yllit” drejt Man.United

I jashtëzakonshëm! E zëvendëson Celina, Swansea nuk e qan largimin e “yllit” drejt Man.United

Bersant Celina po kalon javë të mira në futbollin anglez. Paraqitjet e fundit të sulmesit shqiptar në “Championship” kanë treguar se skuadra e Swansea ka një talent në rritje. Padyshim vlersimet nuk kanë munguar teksa 22-vjeçari ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e fundit. Së fundmi nga mediat angleze vjen një analizë e detajuar nga gazetari Gabriel Sutton mbi ecurinë e skuadrë së Swansea. Sutton ndër të tjera ndalet edhe në përformancat e Celinës.

Sipas vlerësimit të tij Bersant Celina është një lojtar i jashtëzakonshëm që di të dhurojë rezultat. Pas largimit të mesfushorit Daniel James te Man.United, duket se Swansea ka gjetur zvendwsuesin e tij ideal. Normalisht për sulmuesin e Kosovës do të ketë ende kohë për t’u rritur nga ana sportive, megjithëse sipas gazetarit Celina i përshtatet më tepër pozicioni i sulmuesit të fshehtë, pra e një mesfushori organizues në majën e sulmit. Një vlerë e shtuar kjo edhe për trajnerin Shaland i cili vazhdimisht e ka aktivizuar Celinën në pozicionin e sulmuesit të pasëm në ndeshjet me Kosovën.

“Kur James u largua për në Manchester United këtë verë, Swansea kishte frikë se do të humbte cilësinë individuale që ai siguroi. Ikja e James ishte një lëvizje e mire sepse ai thjesht ka liruar vendin e tij  që lojtarët e tjerë të tregojnë cilësinë e tyre. Ne e kemi ditur për një kohë të gjatë që Celina është jashtëzakonisht i talentuar, por tani ai duket se do të shtojë qëndrueshmëri në lojën e tij, si dhe të dijë se si të futet në sistemin e duhur të lojës.

Ndonjëherë ishte problematik kur luajti nga krahu i majtë i sulmit sezonin e kaluar. Celina ka treguar aftësinë për të prodhuar aksione të rrezikshme me vrapin e tij drejt portës ose për të zvogëluar vrapin e tij dhe të ofrojë pasime të shkurtëra në varësi të asaj që i duhet ekipit, krahas aftësisë së tij të shkëlqyer teknike”- ka thënë në analizën e tij gazetari Sutton./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top