Në Serbi e cilësojnë si “frikacak”, në Shqipëri nuk e pritën mirë “tërheqjen e shqiponjës”, ndërsa në Zvicrër i përmendin edhe bukën.
Ky është pasqyrimi aktual i gjendjes së Xherdan Shaqirit, që në këtë moment është i padëshiruari më i madh në përfaqësuesen e Zvicrës. Në gjyqin e hapur që drejtuesit e klubit helvet bën para pak ditësh, ku kishin nxjerrë futbollistët që festuan me shqiponjë për të kërkuar ndjesë përpara publikut, mesfushori i Liverpulit doli paksa jashtë parashikimeve të tyre.
“Po, unë kërkoj ndjesë. Nëse njerëzit e kanë parë ndeshjen nga malet, atëherë kërkoj ndjesë që festova me shqiponjë”, ishte ironia që bëri në fund Shaqiri, për të lënë një shije të hedhur edhe te vetë zviceranët në atë kërkim ndjese. Pasi situata është qetësuar disi, në Zvicër pyesin veten: “Po malet për çfarë u përmendën?”.
Nuk mund të qëndronin më gjatë, gazeta më e madhe zvicerane “Blick”, ka lënë në krye të artikujve të saj, shkrimin e përgjegjësitë për rubrikën e sportit po në këtë gazetë, Felix Bingesser, që nuk ngurron t’i jap edhe “goditjen e fundit” Shaqirit.
“Të gjithë ishim duke pritur në vendin tonë një kërkim ndjese të sinqertë për atë që ndodhi nga ana e futbollistëve me origjinë shqiptare. Por Shaqiri zgjodhi krahasimin e një popullsie në zonën malore.
Ajo që ne duhet të kujtojmë në këtë mes, është fakti se pagat milionere të futbollistëve, nuk bien nga çatia e tribunalit të Liverpulit, por nuk rritën as në kopshtin e shtëpisë së futbollit zviceran. Janë tifozët që financojnë pagat e tyre, që ata të bëhen milionerë. Me tarifat e biletave, të drejtat televizive, sjelljen e tyre të konsumit. Të gjitha këta tifozë, po ashtu janë nga malet. Pra, sipas meje nuk është shumë e zgjuar si ide që të kafshosh dorën e atij që të ushqen”, ka thënë mes të tjerash Bingesser, për të kuptuar sesa hidhur është pritur ajo ironi e Shaqirit në konferencën për shtyp. /Shqipëria.ch/