
Edhe të huajt e vizitojnë memorialin e Adem Jasharit në Kosovë, në Prekaz. Kjo ndodhi edhe në ditën e djeshme, atje ku Adnan Januzaj dëshironte të tregonte dashurinë e madhe për atdheun, duke hedhur poshtë gjithë veprat e bëra kundër prejardhjes, vetëm me një fotografi.
Sigurisht, të pakët janë ata njerëz që mund të gënjehen në këtë mënyrë, por futbollisti i Sociedadit nuk është edhe aq i fajshëm duke parë frymën me të cilën është rritur. Pikërisht babai i tij, Abedin Januzaj, është njeriu që ka vendosur gjithë karrierën e djalit.
Ndërsa Adnani tregon dashurinë e madhe pranë Adem Jasharit, ju risjellim në kujtesë deklaratën e para disa kohëve të babait të tij për “RTV Dukagjini’, për të kuptuar gjithë llogjikën:
“Ata që thonë se Adnan Januzaj ka mohuar origjinën shqiptare, janë të papërgjegjshëm dhe jo profesionist. Kanë keqintepretuar intervistën dhe është e paskrupullt, degradim i këtyre njerëzve. E kanë tjetërsuar tërësisht intervistën.
Janë dy persona që kanë bërë vetëm shpifje, shpifje dhe kanë treguar se janë shumë të ulët. Sidomos janë dy trajnerë që ofendojnë Januzajn si lojtar dhe familjen e tij. Ata mendojnë se janë profesionist, emrat e tyre i kam shënuar këtu në fletë: Ismet Munishi dhe Bylbyl Sokoli.
Këta flasin të pavërteta dhe dua të sqaroj se Adnan Januzaj nuk e ka mohuar kurrë kombin. Nëse kanë diçka personale, nuk është problem dhe sqarohemi me ta. Por për mua këta duan të përfitojnë sepse kanë dështuar në karrierën e tyre.
Nuk ia vlen as të merrem me ta. E vërteta është se gazetari anglez e ka pyetur Adnan se kishte shanse edhe të luante me “tre luanët”, përse nuk e bëri këtë zgjedhje. Adnani ka thënë: “Unë kam lindur në Belgjikë, ndihem belg dhe luaj për Belgjikën”. Kjo është profesionale si përgjigje’, do të shprehej Abedin Januzaj. /Shqiperia.ch/