
Atalanta ka hapur një sondazh në faqen zyrtare në “Facebook”, për të votuar lojtarin e sezonit 2018-2019. Një mbështetje e jashtëzakonshme ka qënë nga tifozët shqiptarë, ndërsa “Shqiperia.ch” ka bërë thirrje edhe për një shtim të votove në orët e fundit.
Tani gjithë ekipi i Atalantës ka dalë jashtë loje, ndërsa gara është vetëm mes Etrit Berishës dhe Berat Gjimshitit. Për këtë të fundit ndoshta nuk ka asnjë surprizë, pasi zhvilloi një sezon fantastik me ekipin nga Bergamo.
Por Etrit Berisha është dëshmia më e mirë për pushtimin që kanë bërë shqiptarët me votimet e tyre, pasi ka kaluar një nga sezonet më të vështira të karrierës. Për momentin duket se do të jetë mbrojtësi kuqezi ai që do ta fitojë këtë garë. /Shqiperia.ch/