
Një nga trajnerët më të famshëm shqiptar që po bën një karrierë të madhe në Europë e përtej kufijve, është Besnik Hasi. Ky i fundit që prej verës së shkuar, ka marrë në drejtim skuadrën Al Raed që është pjesë e kampionatit të Arabisë Saudite.
Me këtë ekip mund të themi që pati nisjen më të dobët në karrierën e tij, pasi në javët e para të kampionatit mori rezultate negative, ku dhe u përfol për një largim të mundshëm të tij nga kjo skuadër. Duket se tashmë gjërat po shkojnë mirë për Hasin, pasi kohët e fundit skuadra që ai drejton ka gjetur një stabilitet pasi ka marrë plot 4 fitore rradhazi. Triumfi i fundit ishte ai i ditës së djeshme në sfidën e Kupës me rezultatin e thellë 5 me 1 përballë skuadrës së Amar.
Ajo çka u vu re është se edhe lojtari shqiptar që ka në përbërje Al Raed, Ferhan Hasani, mundi që të shënonte për ekipin e tij në këtë triumf. Kujtojmë se kohë më parë, Besnik Hasi e theu tabunë për të marrë futbollistin e parë shqiptarë në ekipet që ka drejtuar gjatë gjithë kësaj kohe. /Shqiperia.ch/