Lacio po arrin të marrë rezultate pozitive dhe të rikthehet në nivelet më të mira në Seria A, ndërsa në sezonin e shkuar nuk u fut në “Champions League”, pasi e humbi takimin e fundit ndaj Interit me rezultatin 2-3.
Arritje që tregojnë më së miri edhe punën që ka bërë drejtori sportiv i lacialëve gjatë gjithë këtyre viteve, Igli Tare. Ky i fundit ka marrë shumë futbollistë me pak para në Europë, duke bërë më pas që këta lojtarë të shiten me vlera të çmendura në treg. Një nuhatje e frikshme kjo e legjendës shqiptare të futbollit, që është e përqendruar në Belgjikë.
Shumë prej futbollistëve të marra nga ana e Tares, kanë qenë pikërisht në këtë vend. Mjaftojnë të kujtojmë Milinkoviç-Saviç, i cili u morr nga ky vend për 18 milionë, ndërsa vlera e tij ka shkuar deri në 150 milionë euro. Tashmë mediat laciale shprehen se figura legjendare e Shqipërisë është vendosur pas sulmuesit të Gent, Chakvetadze. /Shqiperia.ch/