
Sa herë që flitet për ekipin e Breshias, atëherë emri i parë që të vjen ndërmend, është legjenda Roberto Baxhio. Njeriu i aq shumë adhuruar në Europë, që shkroi historinë me golat e tij.
Madje që me atë largim në vitin 2004, duket se te skuadra e Breshias ka ardhur edhe një mallkim. Në këto 14 vite të kaluara, kjo skuadër është ngjitur vetëm njëherë në Serinë A gjatë 2010, por duke mos mbijetuar në atë sezon.
Tashmë tifozët e italianëve duhet të festojnë, pasi Breshia është shumë pranë Serisë A. Ajo fitore e marrë në ekstrem gjatë ditës së djeshme, e mban këtë ekip në vendin e parë, kur kanë ngelur edhe 5 ndeshje nga fundi. Pikërisht flasim për ekipin e Emanuel Ndojit, që gjatë këtij sezoni ka qënë i padiskutueshëm si një titullar, ndërsa tani duhet të thyej mitet e së shkuarës. /Shqiperia.ch/