You are here
Home > Kryefaqja > I duhet të ndërhyjë me penallti, Enea Jorgji bën debutimin historik për futbollin shqiptar

I duhet të ndërhyjë me penallti, Enea Jorgji bën debutimin historik për futbollin shqiptar

Për të parën herë në histori, një gjyqtar shqiptar ka mbyllur me sukses arbitrimin e një ndeshje në Europa League. Enea Jorgji ishte i përzgjedhuri i UEFA-s për të vënë drejtësi në takimin mes AEK Larnaca dhe Ludogorets.

Në ndeshjen e mbyllur në barazim 1-1, Jorgji ka treguar vigjilencë minutë pas minute. Madje arbitri shqiptar ka dhënë pa mëdyshje një penallti të rregullt në favor të miqëve, në pjesën e parë. Jorgji bëhet kështu i pari arbitër që gjykon në kompeticionin e Europa League, e madje në fazën e grupe të ekipeve, për të shënuar një tjetër arritje në futbollin shqiptar./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top