
Falë golit të Atdhe Nuhiut në takimin e fundit ndaj Lutonit, Sheffield Wensday arriti të kalonte më tej në Kupë, për t’u përballur me Chelsean. Shpresat ishin të pakëta për një mrekulli, e një gjë e tillë nuk ndodhi.
Ekipi i Sarit arriti të fitonte me rezultatin 3-0, në një ndeshje që ishte thuajse gjatë gjithë kohës një histori e mbyllur. Pavarësisht se falë tij Shefieldi kaloi më tej, Nuhiut nuk iu besua një vend si titullar në një takim të tillë.
Megjithatë ky vendim i trajnerit është deri diku i llogjikshëm, pasi futbollisti shqiptar vuan aq shumë në gjetjen e golit këtë sezon, teksa pavarësisht se është sulmues, realizimet i numërohet me gishtat e njerës dorë. /Shqiperia.ch/