
Një episod shumë i pazakonshëm ka ndodhur në takimin mes Chapeconense dhe Atletico Miniero, që ka shokuar gjithë botën e futbollit. Gjatë një krosimi në minutën e 41 nga ana e Diego Torres, topi ka marrë njëfarë devijimi të papritur në ajër, për të krijuar një situatë anormale.
Video do të shpërndahej gjerësisht në gjithë rrjetin dhe do të bëhej më e shikuara e momentit. Mediat sportive nxituan menjëherë t’i jepnin shpjegime hyjnore të gjithë këtij episodi, nisur edhe nga tragjedia e famshme që i ndodhi ekipit të Chapecoense në vitin 2016 pas rrëzimit të avionit.
Por çfarë ndodhi realisht dhe si mund të shpjegohet e gjitha kjo? Një përkufizim më normal ka dhënë profesori i fizikës nga Rio de Janeiro, Marco Cremona. “Është vetëm një rrymë e erës që ngre topin, nuk ka asnjë ndryshim në trajektore siç mund ta shihni në pamje”, ka thënë Cremona, për të hedhur poshtë të gjitha hipotezat e mbinatyrores. /Shqiperia.ch/