You are here
Home > Kombëtarja > I dha leksione Mario Ruit dhe Elseid Hysajt, tashmë mbrojtësi Kulibali tregon sesi të bëhesh…sulmues

I dha leksione Mario Ruit dhe Elseid Hysajt, tashmë mbrojtësi Kulibali tregon sesi të bëhesh…sulmues

Pak çaste më parë, skuadra e Napolit ka kaluar në avantazh me golin e të zakonshmit, Lorenco Insinje. Një finalizim ky tepër i bukur që jemi mësuar ta shohim shpesh i ekipit të drejtuar nga Ançeloti, përpara se të mbërrinim të gjuajtja kirurgjikale e Mertens.

Ajo ç’ka ra në sy ishte se të gjithë punën e realizimit të golit të parë, e kreu mbrojtësi 27-vjeçar Kulibali. Lojtari arriti të rikuperonte një top në gjysmëfushën e Napolit, teksa arrin të avancojë në krahun e majtë me një vrapim të shpejtë duke dhuruar një asist për Insinjen. Një aksion i ndërtuar nga vetë mbrojtësi, që do ta kishte zili ç’do mesfushor apo sulmues tjetër në botë.

Lojtari 27-vjeçar, po tregon javë pas jave se po i bënë mjaft mirë të gjitha rolet në fushën e lojës. Ja vlen të kujtojmë se para pak javësh ai “mëson” shokun e skuadrës, Ruin, se si mbrohet apo ndiqet kundërshtari, teksa gjatë ndeshjes kundër PSG, Kulibali shtyn Mario Ruin që të ndjekë lojtarin kundërshtarë.

Tjetër gjë për t’u përmendur është edhe në sfidën e javës së shkuar kundër Romës, ku pas një gabimi të Elseid Hysajt, El Sharawi shënon golin e avantazhit për Romën. Kur topi ishte duke kaluar vijën e portës, ishte sërisht Kulibali, ai i cili bëri gjithçka për ta larguar sferën nga katërkëndëshi, madje duke e përplasur atë edhe te portieri.

Një veprim ky që i tregoi lojtarëve të tjerë, që edhe pse goli u pësua, sërisht ata duhet të luftonin dhe ta ndiqnin topin, pavarsisht se ku ndodhet ai. Janë këto disa nga veprimet të mbrojtësi Kulibali, i cili jo vetëm që është kthyer në lider të mbrojtjes napoletane, por po shndërrohet edhe në një udhëheqës të skuadrës së Ançelotit. /Rexhino Begolli- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top