You are here
Home > Futboll Bota > I detyron Shaqiri të flasin edhe për Shqipërinë, mediat e huaja për ndeshjen Liverpul-Barcelona

I detyron Shaqiri të flasin edhe për Shqipërinë, mediat e huaja për ndeshjen Liverpul-Barcelona

Liverpul-Barcelona është kryendeshja që ka tërhequr vëmendjen e gjithë sportdashësve në botë, atje ku spektakli sigurisht që ishte mëse i garantuar. Por edhe më e veçantë ishte kjo ndeshje për tifozët shqiptarë, pasi Xherdan Shaqiri luajti nga minuta e parë pas dëmtimit të Salah.

E pritshme e gjitha kjo, duke parë protagonizmin e këtij të fundit në ndeshjen e fundit të Liverpulit në kampionat, ku i dha tre pikë ndaj Njukasëllti me krosimin fantastik. Për këtë arsye shumë prej mediave europiane kanë folur edhe për Shqipërinë përpara këtij takimi, të ndikuara nga prezenca e sulmuesit me origjinë shqiptare.

“Depor” është një prej tyre, që ka bërë një rezyme mbi gjendjen e Shaqirit, nga momenti që u konsiderua si i tepër te Liverpuli për mungesën e hapësirave, e për të mbërritur në një ndeshje të tillë si kjo me Barcelonën. Gjithashtu po e njëjta media, thekson për lexuesit e saj të shumtë se ky lojtar ka festuar në mënyrë kontroverse në Botërorin e Rusisë, duke bërë shqiponjën me dy koka për origjinën e tij, por duke i paguar edhe gjobën FIFA-s për këtë arsye me rreth 8.600 euro. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top