
Një dëmtim me ndeshjen e Shqipërisë që e la jashtë fushës së blertë për shumë kohë, ishte si një “mallkim” për Enea Mihajn. Panuçi i besoi edhe në formacionin titullar, me mbrojtësin që duhej të fitonte besimin e tifozëve shqiptarë pas shumë refuzimeve që i kishte bërë fillimisht Kombëtares.
Tashmë ka ardhur edhe lajmi i mirë nga Greqia, me Mihajn që e ka lënë pas krahëve dëmtimin. Ai është stërvitur normalisht me skuadrën, për t’u kthyer si një nga pikat kryesore të Panetolikos. Në këtë mënyrë ndryshohen edhe planet e skuadrës greke, që ishte hedhur në merkato në kërkim të një mbrojtësi.
Mihaj është rikuperuar paksa më shpejt nga çfarë mendohej fillimisht, duke bërë që drejtuesit e Panetolikos të mos mendojnë më për marrjen e një mbrojtësi gjatë janarit, gjithmonë sipas atyre që raportojnë mediat greke. /Shqiperia.ch/